Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, ish kryetari i Njësisë Administrative, Temal, Mark Zhuri, në një prononcim për mediat, ka hedhur akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vau Dejësit Bardhyl Saliu për kanabizimin e territorit të Bashkisë.
Në prononcimin e bërë nga Zhuri, ai deklaron se është kërcënuar me jetë nga ky i fundit pas denoncimeve që ky shtetas ka bërë ndaj tij edhe me padi në prokurori në rrethin gjyqësorë të Shkodrës.
Zhuri, ka deklaruar se në lidhje më këto akuza ka informuar të gjitha institucionet por nuk ka marrë asnjë reagim.