Temperaturat e larta kanë të këtyre ditëve të gushtit, rikthejnë vatrat e zjarrit në Qarkun e Shkodrës. Pak minuta me parë është raportuar për një vatër zjarri në malin e Taraboshit.
Flakët po përhapen me shpejtësi dhe nëse nuk ndërhyhet nga të gjitha institucionet, rrezikohet shtrirja duke iu afruar edhe banesave. Në afërsi të vatrës së zjarrit, ndodhen punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura së bashku me forcat zjarrfikëse të Shkodrës.
Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë pasi nëse do të ketë përhapje të shpejtë atëherë do të jetë e vështirë të kontrollohet vatra e zjarrit.
PUBLIKIMI I BASHKISË SHKODËR NË FAQEN ZYRTARE NË FACEBOOK
Ndërhyrja e MZSH Shkodër ka bërë të mundur shuarjen e një vatre zjarri të shfaqur pasditen e sotme në malin e Taraboshit. Flakët rrezikonin seriozisht Fshatin e Paqes dhe për këtë, duhet vepruar me shpejtësi.
Dy mjete të MZSH Shkodër, me mbështetjen e dy mjeteve nga M.Madhe dhe Vau- Dejësi, kanë bërë të mundur që zjarri fillimisht të vihej nën kontroll për tu fikur tërësisht.
20 forca zjarrëfikëse, pjestarë të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, ndihmuan në fikjen e zjarrit.
Bashkia e Shkodrës u bën thirrje banorëve të jenë të vëmendshëm për të parandaluar zjarrëvënie të qëllimshme apo edhe nga pakujdesia.