Pas 8 muajve ndërprerje për shkak të situatës së pandemisë, rikthehet në Teatrin “Migjeni” shfaqja e teatrit të kukullave.
Përralla e njohur e H.K.Andersen, “Gishtëza”, u inskenua nga aktorët e Teatrit “Migjeni” Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe Gjovalin Kolaj.
Spektatorët e asaj që mund të quhet një “premierë e mbyllur”, ishin fëmijët e punonjësve të teatrit dhe të gazetarëve të Shkodrës.
E veçanta e këtij rikthimi të shfaqjeve teatrit të kukullave në Shkodër, është se pjesa “Gishtëza” u përzgjodh nga vetë fëmijët.
Gjatë shfaqjes së saj, vogëlushët e ndoqën me shumë ëndje ndërsa në fund, fotografitë me personazhet e përrallës dhe aktorët, shënuan suksesin e “Gishtëzës”.