Kryetari i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një mitingu në Emilia-Romagna, teksa një qytetar po valëviste flamurin italian, shqiptar dhe të Lega-s bashkë, është shprehur se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.
“Shikoni sa i bukur ai flamur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Sepse kush ka ardhur nga larg me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe ngjall respekt, është vëllai im, është motra ime.
Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar dhe me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Na ka ardhur në majë të hundës me shpërndarësit e dr.ogës, dhe tutorët e pr.ostitucionit. Për këta kemi një biletë vetëm vajtje, për t’u kthyer andej nga kanë ardhur” deklaroi Salvini.
Matteo Salvini deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë.