Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 11 shqiptarë. Karabinerët e Milanos kanë ekzekutuar urdhër-arrestimin për shqiptarët (10 në burg, 1 në arrest shtëpiak), ndërsa shqiptarët janë të moshave nga 21 deri në 47 vjeç.
Tgcom shkruan se banda e shqiptarëve akuzohet për një seri vjedhjesh, kryesisht në apartamente, por edhe në dyqane apo qendra tregtare. Kryesisht banda vepronte në Milano dhe Pavese. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rasteve.