Një grup prej 4 shqiptarësh kanë rënë në pranga e policisë spanjolle ditën e sotme, të akuzuar për vjedhje. Sipas mediave spanjolle, shqiptarët u arrestuan pas një operacioni të gjerë policor në territorin bask të Alavas, ndërsa akuzohen për 10 vjedhje me dh.u.në të banesave në Bizkaia, Navarra dhe Cantabria.
Grupi shqiptar vepronte me metodologji të sofistikuar paraushtarake e vigjilence për t’i shpëtuar gjurmimit nga policia.
Ata u zbuluan në fillim të shkurtit, ku kishin marrë me qira një shtëpi jashtë qendrës urbane, ndërsa rezervimin e kishin bërë nga Franca, nëpërmjet internetit, me pretendimin se donin të vizitonin destinacione turistike si Barcelona.
Pas arrestimit policia spanjolle sekuestroi 2 mijë euro, si dhe një sërë objektesh që dyshohet se shqiptarët i kanë përvetësuar gjatë vjedhje së banesave.