Bindja Demokratike ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Shkodrës ku morën pjesë nje numër i madh i mbështetësve të saj.
Takimi u cel nga të gjithë kandidatët e listës së BD në Shkodër dhe nga kryesuesi i saj Tonin Uldedaj, i cili falëndëroi pjesëmarrësit dhe kandidatët për fushatën intensive të zhvilluar dhe u shpreh besimplotë se në datën 25, Shkodra do të ishte sërish pikënisja e ndryshimit.
Më pas, fjalën e mori kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili teksa përshkroi rrugëtimin e Bindjes Demokratike gjatë kësaj fushate, vuri theksin edhe tek ngjarjet e fundit në qytetin e Elbasanit.
Ai theksoi se është e papranueshme që të derdhet gjak për politikë dhe shtoi me humor se asnjë gërvishtje ferre ose qime floku nuk do të shkulet për asnjë nga pjesëtarët e skuadrës që ai drejton.