Vemendja e qytetarëve shkodranë dhe atyre shqiptarë, është përqendruar në seancën plenare të debat- votbesimit të qeverisë “Rama 3”. Sigurisht, me interes është pritur fjala e deputetëve të Shkodrës, meqenëse janë përfaqësues direkt të qytetarëve. Deputetja e Shkodrës, Greta Gjoni Bardeli, ka publikuar fjalimin e saj në Kuvend, duke e shoqëruar me komentin e shkurtër:
“Shkodra e Shqipëria meritojnë më të mirën! Ne do jemi në këtë betejë për ta dhe me ta, për të rikthyer besimin, kurajen e shpresen për një vend ku demokracia dhe ligji nuk janë fasade virtuale dhe në funksion të oligarkisë kriminale, por në shërbim të qytetarëve tanë të drejtë e të ndershëm. Fjala e plotë në Parlament”, shkruan Greta Gjoni Bardeli.