Mbledhja e fundit për 2023- in e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka miratuar edhe buxhetin për vitin 2024. Procesi i votimit është paraprirë nga pyetje, diskutime por edhe debate në mes këshilltarëve të forcave të ndryshme politike. Kryebashkiaku Benet Beci dhe zyrtarë të administratës bashkiake, kanë dhënë të gjitha shpjegimet dhe sqarimet e nevojshme për të pranishmit por edhe audiencën që ndoqi direkt mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Në fund, me 31 vota pro dhe 12 kundër, Këshilli bashkiak i Shkodrë s miratoi buxhetin e 2024-ës dhe projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026. Kundër kanë votuar këshilltarët e PD- së dhe të koalicionit Bashkë Fitojmë.
Buxheti i parë i kryebashkiakut Benet Beci në drejtimin e bashkisë Shkodër, kap vlerën e 2.6 miliard lekëve ose mbi 26 milion dollarë, duke qenë i orientuar drejt investimeve dhe shërbimeve, duke e projektuar bashkinë Shkodër drejt forcimit të ekonomisë, zhvillimit social – kulturor.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin tek investimet e mëdha që do të bëhen në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, për ta kthyer Shkodrën në një qendër të rëndësishme ekonomike për rajonin.
Ura e Bahcallekut, rruga Muriqan – Balldre, investimet ne fasadat e pallateve, rruga e Dukagjnit, hyrja e Shkodres dhe nje sere investimesh te tjera do te jene pjese e Shkodres per 2024.