Shkodra këtë vit po përjeton një atmosferë festive të përnatshme në sheshin para bashkisë së saj. Natë për natë, sheshi i mbushur plot, duke harrur të ftohtin dhe temperaturat e ulëta, “ngrohet” edhe nga muzika.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e kësaj të diele, ku muzika nuk ka sherbyer vetëm për argëtimin e qytetarëve dhe mysafirëve, por edhe si skenografi për të një ri, Egzonin. Në mes të koncertit, ai është ngjitur në skenë dhe i ka propozuar për martesë Elesas.
Ka qenë kryebashkiaku Benet Beci, ai që ka publikuar pikërisht videon e këtij momenti, të shoqëruar edhe me dy rreshta: “Egzoni dhe Elesa kurorëzojnë dashurinë e tyre në Shkodër. Ajo i tha PO, në mes të festës.”, shkruan Beci në publikimin e tij.
Vertetë një moment i veçantë, të cilin Egzoni dhe Elesa do ta kujtojnë gjithë jetën e tyre. Në këtë kurorëzim dashurie, nuk kanë munguar as duatrokitjet e të pranishmëve por edhe filmimi me celular i momentit.