Me 23 qershor në Shtetin e Nju Jorkut zhvillohen zgjedhjet për Asamblenë Shetërore ose parlamentin. Në garë është edhe një shqiptar, Marko Kepi. Tashmë një figurë e njohur dhe me kontribute të shumanshme për shqiptarët atje por edhe bashkëkombasit në Shqipëri. Shkodrani ia arriti të mbledhë mbi 1 milion dollarë për të ndihmuar familjet që humbën të afërm e shtëpi nga termeti i vitit të kaluar.
Tashmë, Kepi është në prag të hyrjes në histori, për tu bërë antar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut. Është një mundësi e shkëlqyer që komuniteti shqiptar të përfaqësohet nga një i ri, model i vlerave patriotike, qytetar i mirë dhe në sherbim të komunitetit. Nëse ai do i’a dalë të bëhet pjesë e kësaj asambleje, pa më të voglën mëdyshje do të përfaqësojë denjësisht secilin nga bashkëkombasit e tij në SHBA si politikan.
Çdo gjë që ka arritur në karrierën e punën e tij, e ka falë edukimit, këmbënguljes dhe sigurisht trashëgimisë shqiptare e shkodrane. Ditët e fundit Marko Kepi është dekoruar nga Presidenti Trump për aktivitetin e tij me Medaljen e Artë për Shërbim Vullnetar. Shqiptarët por edhe amerikanët, nuk besojmë se kanë alternativë më të mirë në votimin e 23 qershorit pët Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Ai ka nevojë për mbështetje me votë në Staten Island dhe Brooklyn dhe sigurisht, të parën mbështetje e kërkon dhe do ta marrë me siguri nga shqiptarët që jetojnë e punojnë aty. /ShkodraWeb Media/