Situata e mbetjeve urbane në qytetin e Shkodrës dy ditët e fundit, është kthyer në shqetësim. Konteneirët e mbetjeve urbane nuk pastrohen rregullisht, duke krijuar pamje aspak të këndshme në pikun e sezonit turistik në Shkodër.
Edhe pse ditën e djeshme Bashkia Shkodër u impenjua të evadojë mbetjet nga konteinerët, kjo nuk ka ndodhur. Situata është e vështirë dhe gjatë ditës së sotme, konstatuar kjo edhe nga mediat.
Lidhur me këtë çeshtje, ka patur sot një takim të prefektes Majlinda Angoni me nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, ku është diskutuar për situatën e mundësinë e zgjidhjeve. Angoni shpjegon se përfundimi i kontratës me operatoin për pastrimin e qytetit, ka krijuar një vakuum që Bashkia Shkodër është angazhuar ta zgjidhë për 24 orë.
Angoni është shprehur e gatshme të kontribuojë për zgjidhjen e situatës, duke shktuar se Shkodrën nuk do ta lëmë në këtë situatë. Në orët në vijim, pritet si do të evoluojë situata, teksa Angoni thotë se është në monitorim të saj.