Një bibliotekë e re i është shtuar tashmë Shkodrës. Ajo nisi rrugëtimin e saj falë bujarisë së dhuruesve të parë, familjes Simoni- Dom Zefit dhe Dom Gjergjit si dhe familjes Logoreci, përmes Pjetër Logorecit,
Tashmë kjo bibliotekë ka rreth 3500 ituj dhe vijon të pasurohet ditë pas dite dhe po merr formën e një institucioni funksional dhe modern, siç shihet edhe në videon më poshtë.
Në krye të saj është vendosur një emër mjaft i njohur, Gjovalin Çuni, me një eksperiencë të vyer si drejtor i Bibliotekës Publike “Marin Marletit”, eksperiencë që tashmë do ta vërë në dispozicion të “Zojës së Shkodrës”.
“Nën strehën e Kishës së Madhe, tashmë nji bibliotekë e vogel! Çdo gja asht falë bujarisë së shkodranëve, vullnetarizmit dhe profesionalizmit të Prof.
Gjovalin Cunit, Drejtor i Bibliotekës “Zoja e Shkodrës”, që i dha kuptim dhe formë. Deo gratias!”, thuhet në publikimin në Facebook të Famullia “Zoja e Shkodrës”- Katedralja Shkodër.