“Është edhe një ndeshje prestigji”, kështu është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tiranën trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani. Si zakonisht ai ka dalë para mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai e ka bërë të qartë se dëshirohen tre pikët në këtë ndeshje, teksa ka shtuar se është punuar mirë për përgatitjen e sfidës me Tiranën, teksa ka vlerësuar praninë e ish- drejtorit sportiv të kuqebluve Tefik Osmani, sot në këtë post tek kuqeblutë.
Osmani ka bërë me dije se për këtë ndeshje, ka në dispozicion të gjithë lojtarët, duke mos patur dëmtime tek lojtarët e tij. Timonieri kuqeblu ka thënë se fitorja me Dinamon, ka ndikuar pozitivisht në ekip.
Kuqeblutë përgatiten për këtë ndeshje pas fitores me Dinamon, me drejtuesit që tashmë kërkojnë një tjetër triumf që do të shijonte akoma më shumë. Pikërisht krerët e kuqebkuve janë pa “frena”, teksa sipas shtypit të shkruar u kanë “premtuar” lojtarëve premio për 3 pikët ndaj kryeqytetasve.
Bëhet me dije se janë plot 20 mijë euro është premio që do u shpërndahet lojtarëve të Vllazninë në rast se ia dalin të marrin 6 pikët ndaj Tiranës dhe Skënderbeut.
Një motivim për futbollistët dhe stafin e skuadrës për të vazhduar me rezultatet pozitive në kampionat dhe për të siguruar 6 pikë në dy ndeshjet e fundit të këtij viti. Siç duket 20 mijë euro për “kokën” e Tiranës dhe Skënderbeut për ta mbyllur vitin në Shkodër siç duhet.