Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne.
Ndërkohë, shkruan në Facebook ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu: ? SHKOLLAT DO TË HAPEN
? Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.
? Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.”, përfundon shënimin e saj Manastirliu.