Një zjarr i rënë në lagjen “Tophanë” të Shkodrës, ka shkrumbuar një banesë. Flakët janë shfaqur fillimisht në pjesën e çatisë së banesës, për të përhapur më pas. Në vendngjarje janë tre zjarfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shtëpia është në pronësi të familjes Merkila dhe fatmirësisht, nuk ka patur persona brenda saj kur është shfaqur zjarri. Paraprakisht, dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një shkëndijë elektrike.