Nga 5 projektet në garë, është shpallur fituesi i projektit të Hotel Rozafa në Shkodër. Juria e këtij konkursi ndërkombëtar të zhvilluar në Shkodër, edhe në praninë e kryeministrit Edi Rama, ka shpallur fitues projektin që mund të ndiqni më poshtë në video.
Është një projekt inovativ, i cili do ti sjellë Shkodrës një pikë referimi edhe për turizmin, me një ndërtesë që pritet të jetë në nivelin e lartësisë 100 metra mbi tokë. Do të jetë një gërshëtim i strukturave moderne, me hapësira të shumta në sherbim të klientëve.