Viti i ri shkollor është në prag dhe një prej procesve më të rëndësishme të tij është shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e ciklit 9-vjeçar. Për këtë çështje por edhe për mbarëvajtjen e vitit shkollor ndau detajet drejtuesja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija e cila theksoi rëndësinë e procesit.
“Kategori të veçanta që do të përfitojnë tekstet shkollore falas do të ketë edhe për nivelin e mesëm të arsimit”, shprehet Kadija ndërsa tregon edhe mbi mënyrën e shpërndarjes së tyre.
Bashkia Shkodër përfshin gjithsej 79 shkolla me 11.119 nxënës ku 30% e tyre do të marrin tekstet shkollore falas.