Reparti i Kirurgjisë së spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve. Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë një kondicioner apo ngrohëse në dhomën e mjekut.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka qenë e menjëhershme, duke parandaluar çdo pasojë të mundshme të pakëndshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për
sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
REAGIMI I KRYEBASHKIAKUT TË SHKODRËS BENET BECI