Në pritje të ndeshjes Vllaznia-Laçi e vlefshme për javën e 31-të e kategorisë Abissnet Superiore, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani doli paraditen e së premtes në konferencë shtypi.
Osmanin, në këtë ndeshje e ngroh edhe rikthimi nga dëmtimi i mbrojtësit Geralb smajli.
Duke folur për kundërshtarin, Osmani vlerëson rritjen e Laçit në ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu, por beson shumë te fitorja. Ndeshja,Vllaznia-Laçi, luhet të shtunën, ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.