Fitore madhështore! Shqipëria mposhti me rezultatin 2-0 Polonië, duke hedhur një hap të madh drejt Europianit që do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024. Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve të Silvinjos, që kanë marrë komandën e Grupit E.
Shqipëria kryeson renditjen me 10 pikë në 5 ndeshje, duke lënë pas Çekinë me 8 pikë që ka 1 ndeshje më pak, në kuotën e 8 pikëve është edhe Moldavia e vendit të tretë, ndërkohë që Polonia ka përfunduar në vendin e katërt me 6 pikë në 5 ndeshje. Tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me 1 pikë.