Itali – Shqiperi, do të jetë një festë e madhe në Shkodër. Në fanzone e ngritur në sheshin e shatërvanit pranë Bashkisë Shkodër të pagëzuar “Kryezona, ku mblidhen kampiona”.
Festa do të nis që në orën 19:30, me muzikë live me këngëtaren Martina Serreqi dhe dj, deri në orën 21:00 kur do të startojë edhe sfida ku i kanë sytë të gjithë shqiptarët.
Por festa që ka menduar Bashkia Shkodër do të vijojë edhe pas ndeshjes, me një show sportiv me të ftuar dhe lidhje direkte nga Gjermania për të përcjellë atmosferen e Euro2024 në Shkodër.
Të gjithë bashkë për ngjyrat kuqezi në sheshin kushtuar emocioneve të futbollit.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci, lidhur me këtë event të rëndësishëm sportiv, shkruan në Facebook: Itali – Shqipëri, një natë feste në Shkodër. Të gjithë bashkë me ngjyrat kuqezi, në një festë që nis që në orën 19:30 me muzikë live dhe dj. Festa vijon edhe pas ndeshjes me një sport show në shesh, një bashkëpunim i Bashkia Shkodër me RTSH – Shkodra RTSH Radio Televizioni Shqiptar.Të gjithë bashkë në mbështetje të kombëtares”, është ftesa e kryetarit të bashkisë Shkodër.