Shqipëria tregon forcën në Pragë, kuqezinjtë mundin 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations Nations. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori.
Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha.
Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, skuadra jonë mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë kështu 3 pikë.
Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë me 10 shtator. Ukraina, do të sfidojë Çekinë.