Policia italiane ka publikuar videon e ndërhyrjes së karabinierëve për lirin e shqiptarit i cili u mbajt 3 ditë peng në një bunker nga një bandë e rrezikshme. 47-vjeçari u mbajt peng nga banda që përbëhej nga 3 shqiptarë dhe një italian, pasi u kishte këtyre të fundit një shumë prej 13 mijë eurosh borxh. Ai u lidh në një karrige dhe u mbajt aty për tre ditë në dhunë të vazhdueshme. Shqiptari mbahej i kyçur brenda në banjë dhe keqtrajtohej barbarisht. /joq.al/