Një udhëtar i moshës 32-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një udhëtimi me avion nga Shkupi në Bazel të Zvicrës. Në redaksinë e Televizionit 21 të Maqedonisë kanë mbërritur pamje filmike që vërtetojnë se personeli i avionit ka bërë ç’ka mundur për të shpëtuar viktimën, por pa sukses.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë. Pasi piloti është lajmëruar për gjendjen e rëndë shëndetësore të personit që ndodhej në bord, ka kthyer pas avionin, pavarësisht se ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare.
Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje tjera.