Me 12 shkurt, ish- kryeministri Sali Berisha prezantoi zyrtarisht në Shkodër Bardh Spahinë si kandidat i “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie me 6 mars 2022.
Prezantimi u organizua në sheshin para bashkisë Shkodër, me pjesëmarrjen e qindra demokratëve, mbështetësve të kandidatit dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, qytetarë etj.
Megjithëse një fushatë e shkurtër në shtrirjen kohore, ajo e kandidatit Spahia do të ketë edhe një miting përmbyllës. Shtabi i Bardh Spahisë ka shpërndarë për mediat një spot promovues të tubimit.
Mësohet se sërish “Shtëpia e Lirisë” do të bëjë mbylljen e fushatës në shesh, ditën e premte- e fundit kur lejohet propaganda elektorale. Mitingu do të jetë në orën 17.00 në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Siç është e kuptueshme, edhe në mitingun përmbyllës të fushatës, do të jetë i pranishëm ish- kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë i pranishëm në Shkodër për disa ditë me takime e tubime elektorale. /ShkodraWeb/