Ditën e sotme në Podgoricë të Malit të Zi është zhvilluar mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Në përfundim të saj, janë nënshkruar 19 marrëveshje, përmes të cilave ka përfituar edhe Shkodra.
I pranishëm në këtë event, ishte edhe deputeti i Shkodrës Benet Beci, i cili në një publikim në faqen e tij në Facebook ka shpërndarë një intervistë për RTSH, të shoqëruar edhe me shënimin:
“Në mbyllje të një dite që kurorëzoi një punë disavjeçare, me bindjen se shumë projekte të rëndësishme për Shkodrën po nisin të bëhen realitet.”.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e dhënë nga deputeti Beci për RTSH nga Podgorica.