Për herë të parë një anëtar kryesie i PD Shkodër ka reaguar për situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të kreut të PD- së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Deri më tani reagimet e një numëri të vogël eksponentësh kanë qenë vetëm në facebook ndërsa anëtari i kryesisë së PD Shkodër Ervin Gjini vendosi që të thyej heshtjen. Gjini është kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës duke dhënë edhe argumentet.
Që nga dita e përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha dhe deri më tani PD Shkodër thotë anëtari i kryesisë Gjini ka një heshtje totale që është e papranueshme duke përfshirë edhe deputetët ndërsa thotë se deri më tani kryesia nuk ka bërë asnjë mbledhje për këtë situatë.
Përjashtimi i Berishës nga Basha sipas Gjinit nuk sjell gjë tjetër veçse fuqizon Ramën. Anëtari i kryesisë thotë se PD Shkodër në bazë të informacioneve dhe reagimeve ndonëse jo publike janë kundër Bashës ndërsa pretendon se do mbështetet lëvizja e Berishës që do nisë në gjithë vendin për rrëzimin e Bashës si kryetar i PD.
Ish kryeministri Berisha pritet që pas takimeve në Tiranë me demokratët të vijë fillimisht në zonën e Veriut dhe një prej takimeve do të jetë edhe me simpatizantët e tij në Shkodër ndërsa qëllim i kësaj lëvizje është largimi i Bashës si kryetar i PD. /StarPlus TV/