Fshati i Trushit në Njësinë Administrative Berdicë ka qënë përfitues i investimit për vendosjen e ndriçimit rrugorë në një gjatësi prej 650 metër. Ka qënë vetë kryetari bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka inspektuar përfundimin e punimeve në këtë zonë që është pjesë edhe e rrugës nacionale Shkodër – Velipojë.
Nga ana tjetër vetë banorët kanë vlerësuar këtë investim të rëndësishëm për ta.
Ndriçimi i ri rrugor LED, ka përfshirë krijimin e rrjetit të ri rrugorë në zonë, vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesve të rinj. Ky investim ka ardhur si kërkesë e banorëve të zonës ndërkohë që Bashkia Shkodër po harton një plan pune për të ndërhyrë edhe në zona të tjera të Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër.