Dita e 22- të e përmbytjeve në Anën e Malit dhe situata vijon të mbetet e rënduar. Fshati Obot vazhdon të jetë i rrethuar nga uji. E njëjta situatë, është edhe në Muriqan e Goricë. Nën ujë janë 1200 hektarë dhe dëmet në kulturat bujqësore janë shumë të mëdha.
Problem vazhdon të mbetet baza ushqimore për gjënë e gjallë. Për 22 ditë, janë sjellë 23 ton misër ndërsa nevojat për 10 ditë janë 50 ton. Aktualisht, me sipërfaqen e përmbytur, jemi në nivelin e përmbytjeve të vitit 2018. Nëse niveli i ujit vazhdon të rritet, rrezikohet përmbytja e banesave dhe nevojitet evakuuim i banorëve dhe i gjësë së gjallë.
Emergjente është sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë pasi rrezikohet seriozisht mbijetesa e saj nëse nuk do të ketë furnizim me urgjencë nga instancat shtetërore si Ministria e Bujqësisë.