Aktorëve të njohur në filmin “I love Tropoja” të Ermal Mamaqi iu është bashkuar edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Ai luan rolin e dajës së dhëndrit, Landit që luhet nga Ermali. Dhe pak para premierës së filmit është zbuluar një pjesëz pak sekonda nga roli i kryeministrit në film.
Ndërsa nipi i tij po martohet, Rama ndërpret dasmën dhe thotë: “S’ka bir none e bir k#rve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”