Bashkëshortja e policit në Gruemirë të Malësisë së Madhe ka rrëfyer si e mori vesh lajmin dhe aludimet ndaj bashkëshortit të saj, Berhan Bajrakurti, i denoncuar se ka ngacmuar një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë u publikua edhe një video intime.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, bashkëshortja e policit tha se nuk e ka besuar në asnjë moment se bashkëshorti i saj mund të bëjë një gjë të tillë.
“Unë dëgjova dhe e mora në telefon, më tha e kanë ndaluar për një problem, por do e zgjidhi. Nuk e besova për asnjë moment atë gjë që doli në fillim”- ka thënë ajo.
Fjalët e para që ju tha bashkëshorti?
Më tha çdo gjë është manipuluar dhe unë e besova sepse unë e njoh burrin tim. Kam 27 vite me të dhe këto janë shpifje.
Mendoni se ka pasur qëllime dashakeqe?
Me qëllim e kanë bërë për të shkatërruar familjen. Ngjarja ishte shumë e pështirë. Të gjithë kanë thënë se janë shpifje.
Si është gjendja emocionale e bashkëshortit?
I vjen inat për farë ka ndodhur. Ne i japim mbështetje. Reagimin më të fortë e patën vajzat. Të gjithë jemi ndjerë keq.
Keni një apel ju?
Bashkëshortit i jap kurajo dhe të përballet me drejtësinë. Të tjerëve u kam lënë zotin.
Edhe vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Afrim Bajrakurti ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 si qëndron sipas tij e vërteta me vëllai e tij Berhan Bajrakurti i denoncuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime. Afrim Bajrakurti u shpreh se në fillim edhe ai nuk e ka besuar vëllain, por më pas gjithçka është sqaruar. Ai thotë se videon e kanë vjedhur dhe e kanë publikuar për qëllime dashakeqe, ndërsa sipas tij ka gisht edhe politika.
Afrim ju nuk e keni besuar vëllain tuaj në fillim?
Nuk e besuam se në Malësinë e Madhe nuk ka ndodhur kjo gjë. Unë i kam çuar ushqimin tek dera dhe se kemi takuar hiç derisa u sqarua e vërteta. Ne nuk jemi politikanë. Ne jetojmë me asistencë. Ne gjithmonë kemi votuar majtas se kemi pasur babën komunist.
Ç’lidhje kanë bindjet tuaja politike?
Sepse na kanë futur në politikë. Tha Basha shiko çfarë bën polici. Ky ta kishte bërë atë punë nuk ishte këtu. Morën lap topin e nipit për provë. Dorëzova dhe armën e vëllait. Vajza e vëllait nuk ka shkuar 8 ditë në shkollë. Nuk ka ardhur një strukturë e shtetit që të na thonë si është kjo punë.
Si ka dale kjo video?
Dikush e ka vjedhur për të ulur familjen. Janë armiqtë që kanë bërë këtë punë. Unë kam dashur të vij personalisht këtu.
Gjendja ne familjen e Berhamit si është?
Kanë filluar njerëzit të na flasin se e kanë kuptuar si është e vërteta. Cfarë ka bërë ky njeri kundra ligjit?
Vetë Berhan Bajrakurti ka thyer heshtjen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Shefi i policisë në Malësinë e Madhe u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime.
Bajrakurti u prangos, por pak ditë më parë ai është lënë i lirë pasi askush nuk merr përsipër akuzat e ngritura ndaj tij dhe askush nuk merr përsipër të bëjë denoncimin zyrtar.
Pak dite pasi ka fituar lirinë, Bajrakurti ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën e kësaj ngjarje e cila e ktheu në protagonist të një ngjarje të shëmtuar. Shumë i tronditur, teksa përpiqej të mbante lotët dhe herë-herë me pauza, Bajrakurti, baba i 3 vajzave, 2 prej tyre të martuara dhe një djali, madje dhe gjysh i kërkoi falje familjes, policisë së Shkodrës, farefisit dhe gjithë Malësisë së Madhe.
Ai tha se ky skandal e vrau për së gjalli.
“Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i shokuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë”, tha Bajrakurti. /Burimi:BW/