Presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga qyteti i Pogradecit në një prononcim për mediat se ka një skenar që sipas tij luhet prej shumë vitesh për të lënë vendin pa opozitë.
“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë”, u shpreh kreu i shtetit kur u pyet nga gazetarët nëse ka parë në këto 30 vitë një opozitë kaq të dobët.
Sipas tij, shqiptarët “kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe që është nën kontrollin e shqiptarëve”.
Në këto 30 vite e keni parë vendin me një opozitë kaq të dobët?
Presidenti Ilir Meta: Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh.
Jam i sigurt që shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kurrsesi kontinentit në të cilin jetojmë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe demokracia që është nën kontrollin e shqiptarëve dhe votes se tyre te lire.
Sot eshte mengjes lutjesh, mund te na thoni se përse do luteni sot?
Presidenti Ilir Meta: Pikërisht për burimin e gjithë asaj force për të cilën ka nevojë qytetari, ka nevojë çdo njeri e grupim apo cdo shoqëri për të përballuar e tejkaluar me sukses vështirësitë dhe për forcimin e besimit dhe bashkjetesën vëllazërore midis gjithe besimeve tona.
Si e komentoni vendimin e SPAK që nUk po heton patronazhistët?
Presidenti Ilir Meta: I qëndroj vlerësimeve të Transparency International për këtë çështje që ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi i tillë në rast se është i vërtetë.