Dy persona kanë grabitur gjatë natës një pikë elektro-shtëpiakesh dhe veglash elektronike. Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa kanë thyer derën dhe kanë marrë kasafortën dhe disa telefona, mes tyre edhe IPhone 7.
Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në momentin që dy autorët, të maskuar dhe me një çantë në dorë kanë thyer derën me varre.
Në pak sekonda ata kanë arritur që të marrin kasafortën dhe telefonat duke u larguar me shpejtësi.
Ndërsa pas alarmit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Grupi hetimor ka nisur punën nga kamerat e sigurisë dhe gjurmët që autorët kanë lënë në vendin e ngjarjes për t’i identifikuar dhe arrestuar.