Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Si ishim. Si jemi. Si duam të jemi! Malësinë e gjeta pa infrastrukturë pa institucione, pa shkolla, pa qendra urbane, pa ujësjellës, pa shërbime dhe pa një projekt për zhvillimin ekonomik dhe turistik. Sot Malësia e Madhe ka ndryshuar.
Bashkë ndërtuam institucionet, rikualifikuam 9 qendra urbane dhe sot janë kthyer në qendra të zhvillimit ekonomik dhe turistik, asfaltuam 112 km rrugë dhe brenda 2023 përfundojmë edhe 21 km të tjera, realizuam rikonstruksionin e plotë të të gjitha shkollave kryesore dhe kemi mirëmbajtur godinat e tjera arsimore, ndërtuam ujësjellës të rinj dhe modern, dhe sot që flasim mbulojmë thuajse krejt territorin me ujë të pijshëm.
* Zgjeruam hartën e shërbimit të pastrimit ku në 2015 ishte vetëm 20% ndërsa sot është 85%.
* Përmes miqësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Komunën e Namurit në Belgjikë, modernizuam repartin e Zjarrfikëses me mjete të reja dhe profesionale.
* Mbështetëm turizmin malor dhe liqenor, dhe tani Malësia e Madhe është kthyer në destinacionin më të vizituar turistik në Shqipëri nga vendas dhe të huaj.
* Iniciuam bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës dhe Fondin Amerikan për të plotësuar dosjen e Xhubletës dhe falë punës intensive UNESCO shpalli veshjen tonë të lashtë dhe unike, pasuri të njerëzimit.
* Projektet për mandatin 2023-2027
🔸Prioritet mbetet infrastruktua urbane, rurale dhe turistike.
🔸Transport publik që mbulon të gjitha zonat e Malësisë së Madhe.
🔸Turizëm liqenor dhe malor konkurues në rajon.
🔸Mbështetje për të rinjtë sipërmarrës dhe studentët.
🔸 Rikualifikim urban për të gjithë fshatrat me potencial turistik.
🔸Mbulimi i 100% të territorit me ujë të pijshëm nga 95% që është aktualisht.
🔸Shtimi i kapaciteteve për shërbimin e pastrimit.
🔸Ndërtimi i stadiumit, pallatit të kulturës dhe muzeut historik.
🔸Gjallërimi i jetës kulturore dhe sportive.
🔸Paketë sociale për shtresat në nevojë.
* Malësia e Madhe do të ecë vetëm përpara