Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me drejtues dhe efektiv të policisë bashkiake. Në fjalën e tij, kreu i bashkisë theksoi se kjo strukturë për zbatimin e ligjit dhe rregullit është sot më dinjitoze se një vit më parë, kjo edhe falë angazhimit për forcimin e kësaj strukture ligjzbatuese, por ai i kërkoi efektivëve se duhet të fitojnë respektin e qytetit.
Policia Bashkiake e Shkodrës ka qënë në një proces reformimi që vijon ende, por Bashkia Shkodër ka qënë e angazhuar në plotësimin e elementeve kryesore të punës së efektivëve. Policia Bashkiake është përfshirë edhe në rritjen e pagës që të jetë më dinjitoze.
Gjatë këtij takimi, u fol edhe për vështirësitë që hasin efektivët e policisë bashkiake në terren, por kryebashkiaku i kërkoi që puna e tyre të jetë e bazuar në ndërgjegjësimin e banorëve ndaj shkeljes së ligjit, sepse Policia Bashkiake nuk gjobit individin por shkelësit e ligjit. Në muajt e fundit, në policinë bashkiake janë shtuar radhët ndërkohë që numri pritet të zgjerohet edhe në të ardhmen