Florian Marku kërkon sot fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.
Boksieri shqiptar ndeshet me uellsianin Kris Xhenkins, i cili ka një rekord prej 24 fitoresh, 3 barazimesh dhe 4 humbjesh. Ndeshja e sotme do të ketë 10 raunde.
Ora 22:57 – Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.
Ora 22:55 – Marku mbyll raundin e tretë në sulm, por me një të çarë në ballë pas një goditje me kokë të kundërshtarit.
Ora 22:50 – Raundi i dytë sheh Markun në sulm, duke tentuar vazhdimisht goditjet në kokë ndaj kundërshtarit, i cili përqendrohet më shumë në goditjet në trup.
Ora 22:45 – Shkëmbime mes të dy boksierëve në raundin e parë, me uellsianin i cili shfaqet menjëherë agresivë ndaj Markut.
Ora 22:40 – Florian Marku hyn në ring duke ndezur publikun shqiptar para sfidës.