Në qytetin e Shkodrës, studentët janë ngritur këtë të enjte në protestë kundër rritjes së çmimeve.
Të rinjtë thanë se në pamundësi për t’u bashkuar protestave në Tiranë, si ajo e ditës së mërkurë, kanë ftuar të gjithë studentët për t’u bashkuar në tubim përtej politikës, por për atë që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e tyre dhe të familjeve të tyre.
Një nga studentët tha se për të shkuar në fakultetin në Shkodër, të rinjtë nga rrethinat e qarkut duhet të paguajnë tashmë më shumë për shkak të cmimeve të rritura të karburanteve.
Ndërkohë, një tjetër protestë lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri, është paralajmëruar edhe në orën 17.00 po në Shkodër.