Kërkojnë mbështetjen e gjimmnazistëve të Shkodrës. Studentët e “Luigj Gurakuqit” edhe sot kanë zbritur në shesh, duke bojkotuar mësimin. Një pjesë e tyre janë nisur drejt Tiranës, për të protestuar para Kryeministrisë. Ata që kanë qëndruar në Shkodër, pasi janë tubuar në sheshin para Rektoratit, i janë drejtuar shkollës së mesme të përgjithshme “28 Nëntori”, fare pranë rektoratit. Studentët kanë kërkuar mbështetjen e gjimnazistëve, duke folur në megafon dhe duke hedhur thirrje.