Belajdi Pusi po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Transferimi nga Skënderbeu në futbollin azerbajxhanas ka ndikuar për mirë te sulmuesi shkodran, i cili sot ka shënuar dy gola për skuadrën e tij në një ndeshje Kupe.
Turan, skuadra kua aktivizohet Pusi, ka fituar në shifrat 5-1 ndaj Goygol dhe duke kaluar në raundin 1/8 të Kupës së Azerbajxhanit. Padyshim protagonist në këtë kualifikim të Turanit ishte edhe Belajdi Pusi.
Ai shënoi dy gola, pikërisht në minutën e 42-të, duke e çuar rezultatin në 2-0, ndërsa golin e dytë personal shkodrani e realizoi në minutën e 88-të, ku rezultati i ndeshjes shkoi në 4-1. 25-vjeçari ka shënuar për Turanin edhe dy gola në kampionatin azer.