Vllaznia- Teuta është kryendeshja që do të luhet nesër (të hënën) në “Loro Boriçi” për Superligen. Janë dy ekipe të cilat pretendojnë të fitojnë titullin kampion për këtë sezon. Durrësakët janë në vendin e parë ndërsa Vllaznia e treta. Një fitore e kuqebluve, i ngjit në vendin e parë ose të dytë, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera.
Një ditë para ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka dalë para mediave. Gjermani që drejton ekipin shkodran këtë sezon, flet për fitore në atë që mund të quhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Madje, është kaq i sigurtë, sa mendon që pas ndeshjes me trajnerin Martini të pinë edhe verë të bardhë dhe ta paguaj ai, sigurisht, pasi Vllaznia të marrë tre pikë.