Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Laçit, që do të luhet nesër në orën 14:00 dhe do të transmetohet në RTSH 2.
Shkodranët i pret një transfertë e vështirë, por tekniku thekson se Vllaznia kërkon tre pikët në këtë takim.
“Objektivi për nesër është të marrim vetëm 3 pikë. Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë. Do jetë sfidë ndryshe, trajner i ri që do mundohet të sjellë gjëra të reja në lojë. Nesër duam t’i bëjmë dhuratë tifozëve 3 pikë, e dimë që jemi pa tifozë po jemi mësuar gjatë karantinës që kemi luajtur pa ata.
Po vuajmë me shumë lojtarë që mungojnë, por objektivi im nuk është të ankohem, por t’i jap mundësinë lojtarëve që të luajnë. Tani është momenti për disa lojtarë që të tregojnë pse janë pjesë e Vllaznisë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç .