Në një takim me studentë të universitetit të Shkodres, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Benet Beci ka ndarë këndvështrimin e tij për zhvillimin e Shkodrës.
Gjatë komunikimit me studentët Beci ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për ta kthyer sa me shpejt Shkodrën në një qendër rajonale, edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Të rinjtë kanë evidentuar disa nga problematikat e përditshme, ndërkohë që kanë ndarë me kandidatin Beci edhe opinione për zhvillimin e qytetit.