Ambasadorja Kim në Shkodër, takon Helidon Bushatin e PD dhe Edona Bilalin e PS, ku kanë diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të fushatës në qarkun tonë. Lidhur me takimin me diplomaten amerikane, drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, shkruan në Facebook:
Takim i shkëlqyer sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, në shtabin e Partisë Demokratike Shkodër. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë e jona me Shtetet e Bashkuara janë profecia se e ardhmja e shqiptarëve është e patjetersueshme dhe i përket çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi.
Gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen për angazhimin që këtë aleancë po e reflekton në krah të interesave të këtij vendi, në krah të interesave të qytetarëve. Ndamë bindjen se 25 Prilli nuk është vetëm një garë elektorale, por dita që duhet të flasë vetem gjuhen e të ardhmes së shqiptarëve.