Këtë të diel të 24 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Londër. Takimi është transmetuar direkt nga mediat shqiptare por edhe vetë kryeministri në rrjetet e tij sociale.
Nga ana tjetër, ish- kryeministri Berisha, ka publikuar në rrjetet e tij sociale me dhjetra video, të cilat mesa duket janë dërguar nga shqiptarë që jetojnë në Londër dhe kontestuan vizitën e kryeministrit Rama në Britaninë e Madhe.
Në video shihen persona që në sallë dhe jashtë saj, hedhin thirrje kundër kryeministrit Rama, ndersa shihen edhe forca sigurie civile që ndërhyjnë por edhe masa të rrepta sigurie nga policia britanike. Po ashtu, shihen edhe persona që shfaqin probleme shendetësore.