Në 6 mars fitorja e Bardh Spahisë dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” do të jetë e padiskutueshme, e që do ti sherbejë zhvillimit të Shkodrës.
Ky ishte mesazhi që mori nga zona e Bardhajve kandidati Bardh Spahia, i cili garantoi se do të jetë zëri i fortë i shkodranëve, të cilet në 6 mars do ti japin mesazhin e fitores së opozitës së vertetë të gjithë Shqipërisë.
Të mos humbasin asnjë moment deri në 6 mars por të bashkojmë sa më shumë njerëz rreth alternativës tonë, që mbetet më e mira për qytetarin, atë që Shkodrën e do me zemër dhe punon për të.
Banorët e Bardhajve premtuan se në 6 mars vota e tyre do të shkojë për nr.2 dhe koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, si zgjedhja më e mirë për të ardhmen e Shkodrës.