Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 8-të në tranasfertë kundër Egnatias. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” dhe do të nisë në orën 13:45. Sot në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Brdaric ishte edhe portieri Bojan Zogoviç i cili është shprehur:
“Mendoj se e kemi nisur mirë sezonin, por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur disa probleme. Jemi një skuadër shumë e mirë me shumë cilësi dhe personalitet dhe do të shkojmë në Rrogozhinë 3 pikët. E di që kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kemi bërë analizat tona dhe tani do të jemi më mirë se më parë”.
“Mendoj se duhet të luajmë në mënyrë të zgjuar dhe inteligjente. Duhet të mbajmë topin në mënyrën më të mirë të mundshme, të çojmë sa më shumë topa në zonën kundërshtare e më pas të godiasim sa më shumë drejtë portës e të shënojmë”.
“E dimë që kemi pësuar shumë gola dhe nuk ndihemi mirë për këtë gjë. Sezonin e kaluar kemi qendruar pa pësuar gol në 20 ndeshje. Qëllimi jonë është të mos pësojmë gol, të marrim vetëbesim nga faza mbrojtje e më pas të shënojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”.