Biznesmeni Gjergj Luca me anë të një videomesazhi tregon se do t’i bashkohet një tubimi që do të bëhet në Shkodër për te lidhur 30 katundet e Dukagjinit deri ne Theth.
Luca i lutet qytetareve të Shkodrës që t’i bashkohen këtij tubimi, për hir të asaj ç’ka përfaqësuar gjatë gjithë historisë një vend me rrënjë të forta si Dukagjini.
Ai i bën thirrje politkës, duke përmendur edhe emra të vecantë, që t’i lënë përrallat politike, të majtë e të djathtë, pasi sipas tij nuk ka më të majtë e të djathtë, por punëtorë dhe legena.
“I bëj thirrje në mënyrë të veçantë një burri që më ktheu tek ëndrrat e mia. Pse don t’i ndash këta dukagjinas? Pse do t’ja heqësh këtë mundësi këtyre njerëzve që t’i rrisin brezat siç më ka rritur mua im at?”,
Biznesmeni ka përcjell një mesazh sensibilizues dhe tepër shpirtëror mbi rrënjët e tij të vërteta duke dhëne fjalën e burrit, siç dinë një burrë nga Dukagjini se nëse do të jepet mbështetja e qeverise ai do të japë kontributin për ta çuar deri në fund këtë ënderr të historisë, këtë ëndërr të përbashkët të DUKAGJINIT DHE SHKODRËS!