Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë se paratë për inceneratorët dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave. Në një deklaratë për mediat ai tha se “Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.”.
“Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.
Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi: Rama është koka , meduzë e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, jashtë çdo ligji përveç atij të vjedhjes, firmos bonus 8 pike avantazh për kompaninë që tani është publike . Rama ka pranuar sa ka firmosur në mënyrë të paligjshme por ka mohuar se njihte Zoton dhe Mërtirin në një kohë kur në ligjeratën që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit ishin më të rëndësishmit në sallë.
Pra ky është Edi Rama në raport me vjedhjen dhe dua të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon sipas kontrollit të shtetit në 283 mln euro. Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze, por para se të shkojmë tek Arben Ahmetaj dua të ndalem, tek i dyti pas Edi Ramës që është mafiozi që unë e kam quajtur Don Agaçio dhuratë madhi. Ky sekretar i mafies shtetërore, ka shkelur nga Kodi Penal nenet e shpërdorimit të detyrës , barazisë së pjesëmarrjes në tender, fshehjes së të ardhurave, moskryerjen e detyrave në organe tatimore. Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror, moskallëzim krimi, parashikuar këto në nenet e Shqipërisë. Ai në mënyrë të papërgjegjshme, është promotor i aplikim të procedurës me negociata të mbyllura.”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha është treguar i ashpër ndaj qeverisë Rama dhe ministrave të tij. Berisha nuk i kurseu akuzat për Arben Ahmetaj dhe Belinda Ballukun.
Berisha shpërtheu në akuza, ndërsa e quajti Belinda Ballukun ministren më të korruptuar e cila sipas tij do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, një tjetër i korruptuar sipas Berishës.
“Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn? A po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Europës? Ajo ka meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura që kur punonin në bashki deri më sot me Edi Ramën. Belinda Balluku drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 12-fishta me standardet e BE. Ndërtimi ka manuale si në Europë dhe SHBA. Ka manuale për çdo vepër publike, për çdo gjë ato tregojnë dhe kostot për çdo vepër.
Europa ndërton rrugë dhe autostrada në fushë nga 2 deri në 2.2 milionë kilometri. Belinda që aranzhon zyrën me 200 milionë euro jashtë çdo imagjinate. Një njeri që e ka verbuar babëzia, urrejtja për qytetarin e thjeshtë. Miss hajnia në zëvendësimin e tij, për faktin e vetëm se është konfidente në këto akte me Edi Ramën deri nga Bashkia dhe sot.”, tha ai.