Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabiej në Shkodër. Mësohet se një person nga makina, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje, teksa është identifikuar personi dhe është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.